HomeAktualitetDiaspora

E qëll.oi me çifte pastaj e hodhi në kanal, Ministria e Jashtme i kërkon Athinës hetim të plotë të ngjarjes për anëtarin e Agimit të Artë

E qëll.oi me çifte pastaj e hodhi në kanal, Ministria e Jashtme i kërkon Athinës hetim të plotë të ngjarjes për anëtarin e Agimit të Artë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Korfuz, ku një anëtarë i partisë ekstremiste “Agimi i Artë”, vr.au një shqiptar thjeshtë për bindjet e tij.

Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz, ku humbi jetën një shtetas i Republikës së Shqipërisë, zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se:

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vr.asjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz.

MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”.