HomeKronikeSport

E rëndë/ Anulohet ndeshja e Amarildo Bakajt, një boksier humbet jetën pas goditjeve të marra

E rëndë/ Anulohet ndeshja e Amarildo Bakajt, një boksier humbet jetën pas goditjeve të marra

Një lajm i trishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme! Anulohet ndeshja e Amarildo Bakajt në Londër.

Boksieri Sherifdin Laval, ka nderruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë.

Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë.

Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.