HomeBota

E rëndë në SHBA, 3-vjeçari vret me armë zjarri motrën 1-vjeçare

E rëndë në SHBA, 3-vjeçari vret me armë zjarri motrën 1-vjeçare

SHBA është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një fëmijë 3-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri motrën e tij 3-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (me orën lokale) në qarkun e San Diegos në Kaliforni.

Mediat e huaja shkruajnë se ku oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, ata panë vajzën 1-vjeçare me një dëmtim në kokë. Fëmija u dërgua në spital, mirëpo nuk ia doli dot.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe ata që janë prekur nga kjo vdekje”, thuhet në njoftimin e departamentit të sherifit.

Ende nuk ka informacion në lidhje me rrethanat e ngjarjes, teksa ende nuk bëhet e ditur nëse dy fëmijët kanë qenë në shtëpi apo kanë qenë prezent prindërit.