HomeBota

E tmerrshme! Çfarë po ndodh?! Nuk ndalen sulmet në SHBA

E tmerrshme! Çfarë po ndodh?! Nuk ndalen sulmet në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Karolinën e Jugut, SHBA, ku të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare.

Policia lokale bën me dije se bëhet fjalë për Qendrën Columbiana, një qendër tregtare në kryeqytetin e shtetit.

Një person që nuk është identifikuar ende ka qëlluar me breshëri plumbash drejt njerëzve që kishin mbushur qendrën tregtare si çdo fundjavë.

Për pasojë raportohet se 10 persona janë plagosur e janë dërguar në spital. Mes të plagosurve mësohet se ka edhe fëmijë.

Vetë qendra tregtare ka bërë me dije se do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Autori është ende në arrati.