HomeAktualitetDebat

Edhe “bufi” e kuptonte se po shpërndanin ndihma për familje në nevojë, vetëm gojëprishuri Luciano na tregon përralla

Edhe “bufi” e kuptonte se po shpërndanin ndihma për familje në nevojë, vetëm gojëprishuri Luciano na tregon përralla

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka shpërndarë disa foto në Facebook duke akuzuar PS-në se në çelje të fushatës ka filluar të shpërndajë ushqime në Elbasan për t’u marrë votën familjeve në nevojë.

Ai thotë se socialistët po i gënjejnë me një grusht ushqimesh për t’u marrë shpirtin.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës së Katarit e cila përgënjeshtroi ish-deputetin Boci.

Shoqata e Katarit nëpërmjet drejtuesit te projektit Shkëlqim Hasula përgenjeshtron ish-deputetin Luciano Boçi, i cili akuzoi Partinë Socialiste se po shpërndante ndihma në fillim të fushatës elektorale.

Reagimi:

Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe mëshirës hyjnore. Gjatë këtij muaji Shoqata Qatar Charity ka impementuar projekte të ndryshme duke qenë pranë familjeve me fëmijë jetimë, pranë familjeve në nevojë e më gjerë.

Kjo për të zbutur sadopak varfërinë dhe për të rritur frymën e solidarizmit. Shpërndarjet janë bërë në bashkëpunim me disa Bashki, por duke theksuar në çdo kontratë se: shpërndarja nuk do të ketë asnjë përfitim politik.

Zonat ku janë lidhur Kontrata Dhurimi janë: Tirana, Durrësi, Kavaja, Kamza, Vora, Shijaku e për ta mbyllur sot me Elbasanin.

Po e shkruaj këtë postim nē përgjigje të statusit të z. Luciano Boci.

FORMA MË E KEQE E FALENDERIMIT ËSHTË KUR PUNA JOTE HUMANE KEQPËRDORET POLITIKISHT.-shkruan z. Hasula.