HomeKuriozitet

Edhe gjaku blu shkëlqen për budallenj! Princesha 47-vjeçare e Norvegjisë lidhet me “gurunë shpirtëror”, që ndal…plakjen?!

Edhe gjaku blu shkëlqen për budallenj! Princesha 47-vjeçare e Norvegjisë lidhet me “gurunë shpirtëror”, që ndal…plakjen?!

Princesha Martha Louise e Norvegjisë, ka thënë se ka nisur një lidhje me “hackerin shpirtëror”, Durek Verrett.

Martha Louise, 47 vjeç, fëmija më i madh i mbretit Harald dhe mbretëresha Sonja, ndau detaje të romancës së saj në një postim në rrjetet sociale.

Nëna e të tre fëmijëve, e cila u divorcua nga burri Ari Behn në vitin 2017, tha se do ta donte të dashurin e saj, deri në përjetësi.

Ajo ka thënë se ndjehet e plotësuar dhe nuk i interesojnë kritikat.

Durek e përshkruan veten si një “udhëzues shpirtëror dhe shërues i talentuar” dhe “brez i gjashtë i Shamanit”.

Ai pretendon se mund ta ndalë plakjen duke përdorur fuqinë e tij për ‘hyrjen e atomeve’ brenda trupit të njeriut dhe është kontaktuar edhe nga njerëz të famshëm për këtë gjë, duke përfshirë aktoren e njohur Gwyneth Paltrow.

Vetë Martha Louise është e apasionuar pas jetës shpirtërore, aq san ë vitin 2007 donte të hiqte dorë nga froni për të hapur një shkollë që do të trajnonte njerëzit për të komunikuar me mbretërinë engjëllore