HomeAktualitet

Edi Paloka: Na është propozuar që të rrokim armët për të mbrojtur Doktorin. Berisha: Jemi për mosbindje civile…

Edi Paloka: Na është propozuar që të rrokim armët për të mbrojtur Doktorin. Berisha: Jemi për mosbindje civile…

Edi Paloka ka deklaruar se iu është kërkuar të marrin armët, për të mbrojtur Sali Berishën.

Se kush ia ka kërkuar këtë gjë, veç Paloka e di.

Për këta deklaratë u pyet dhe Sali Berisha nga gazetarët.

Në një konferencë për gazetarët, i pyetur a është dakord që qytetarët të marrin armët, ai tha se mbeshtet versionin e “mosbindjes civile”.

“Protesta do të jetë paqësore por çdo version i mosbindjes civile nuk mund të ndalohet, por është i mirëpritur” ,– tha Sali Berisha i cili vijon t’i shmanget përballjes me drejtësinë.