HomeAktualitetKryesore

Edi Rama nxjerr videon, tregon ndryshimin e madh që po ndodh në Thumanë

Edi Rama nxjerr videon, tregon ndryshimin e madh që po ndodh në Thumanë

Kryeministri Edi Rama vizitoi kantierin e rindërtimit në Thumanë, shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj për të parë nga afër procesin e rindërtimit.

Kreu i qeverisë tha se pas ndërtimit të shkollave në Thumanë, tashmë nis rindërtimi i pallateve, por edhe të institucioneve të shërbimit.

“Thumanë – Pas nisjes së shtëpive dhe shkollës që tanimë ka marrë formë, nisin së shpejti pallatet dhe institucionet e shërbimeve”, shkruan Rama teksa publikon dhe pamjet në rrjetet sociale.