HomeAktualitet

Edi Rama “rehabiliton” Armand Dukën…

Edi Rama “rehabiliton” Armand Dukën…

Inaugurimi i stadiumit në Kukës ka bërë përsëri bashkë Ramën dhe Dukën.

Pas furtunës në fushatën zgjedhore të FSHF, ku u desh ndërhyrja e UEFA që të zbuste situatën, duket se kryeministri ka “rehabilituar” presidentin e FSHF dhe tashmë situata është më ndryshe!

Megjithatë, nga pamjet para ndeshjes dhe gjatë konferencës për shtyp në pushim të saj, Rama ende dukej i distancuar…

Duka nuk ngurroi t’a falënderonte publikisht kryeministrin për bashkëpunimin, ndërkohë që Rama nuk e bëri këtë shprehimisht, edhe pse e përmendi kontributin e FSHF ne projektin e stadiumit.

Gjici nga ana tjetër ishte kujdesur që t’u jepte nga një fanellë të personalizuar me numrin 10 si për të treguar se u është mirënjohës të dyve.

Pak kohë më parë Duka ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë për mungesën e investimeve ne futboll duke i mëshuar projektit të 100 fushave të refuzuar nga ministria e sporteve, ndërkohë që Rama pati thënë se futbollistet paguhen si fasonë…