HomeAktualitet

Edi Rama “shuplakë” Sali Berishës në zbatim të porosisë amerikane: Propozimet e “non gratës” pa asnjë vlerë! Shumica rrëzon kërkesat e Foltores për Komision Hetimor

Edi Rama “shuplakë” Sali Berishës në zbatim të porosisë amerikane: Propozimet e “non gratës” pa asnjë vlerë! Shumica rrëzon kërkesat e Foltores për Komision Hetimor

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar dje edhe kërkesën e tretë dërguar nga një grup deputetësh të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha.

Opozita kërkoi një Komision Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike. Kjo kërkesë, ishte e bashkëngjitur së bashku me dy kërkesa të tjera të propozuara nga opozita, por që nuk e morën dakordësinë e mazhorancës, duke i dhënë kështu një “shuplakë” të fortë dyshes anti-amerikane Berisha-Bardhi.

Megjithatë ky vendimi i Partisë Socialiste deri diku është i pritshëm, pasi kryeministri Edi Rama u ka premtuar amerikanëve se nuk do të pranojë asnjë shkresë nga kreu i “Foltores”, Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ndërkaq, kujtojmë se kërkesa e parë e opozitës u depozitua për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetra për 4 koncesionet e sterilizimit në shëndetësi. 45 deputetë të PD dhe opozitës kërkuan ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada, etj.