HomeAktualitet

Efektivi mban mbi shpinë qytetarin në mes të ujit, Erion Braçe publikon foton që po ‘thyen’ rrjetin dhe ka një mesazh

Efektivi mban mbi shpinë qytetarin në mes të ujit, Erion Braçe publikon foton që po ‘thyen’ rrjetin dhe ka një mesazh

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka publikuar një foto ku shihet efektivi duke mbajtur një qytetar që kishte mbetur në mes të ujit.

E teksa poston këtë foto Braçe falenderon të gjithë policët, elektricistët, zjarrfikësit etj, që gjenden pranë qytetarëve në zonat e përmbytura si Fieri apo Vlora.

“Nder e respekt per cdo burre e djale, ushtare e oficere-sic keta ketu te batalianit te trete te sigurise, zjarrefikes, police, elektriciste, punonjes te impianteve e rrjetit te kullimit, mjeke e infermiere, te cilet prej dje e gjate gjithe nates po sherbejne per njerezit ne zonen e permbytur Fier/Vlore!” shkruan Braçe.