Qëndrimi i Presidencës kundër prokurorit të SPAK-ut Ols Dado në Gjykatën Administrative të Tiranës ka revoluar gazetaren Klodiana Lala, e njohur si zonja Pretenca. Përfaqësueja e Presidencës në gjyqin për ligjshmërinë e mandatit të Ols Dados si prokuror konfirmoi se Ols Dado ishte emëruar në kundërshtim me ligjin në vitin 2008 në funksionin e prokurorit, me firmën e Presidentit të atëhershëm Bamir Topi dhe me propozim të kryeprokurores së atëhershme Ina Rama, mikeshë e noterit Dado.
Ky qëndrim i Presidencës, e cila shkarkoi moralisht Ols Dadon si prokuror, nuk i ka pëlqyer zonjës Pretenca, e cila ka bërë thirrje për të shembur Presidencën. Edhe pse në fund të fundit është gjykata dhe jo Presidenca ajo që do të vendosë për fatin e Ols Dados, zonja Pretenca ka kërkuar që Presidenca të rrafshohet.
“Shembeni godinen e Presidences!
Nuk kemi nevoje per nje tufe injorantesh qe marrin miliona nga taksat tona. Berdellima e paska mbiemrin njera qe perfaqeson institucionin e Presidences ne Gjykaten Administrative ne perballjen Erion Veliaj- Ols Dado. Zonja nuk di cfare thote. Eshte juriste me profesion, po me ligjin ska lidhje. O kasoooollleeeeeee ku na mblodhe….“, ka shkruar zonja Pretenca.

