HomeAktualitetKryesore

Eksperti i njohur publikon skandalin: U japin njerëzve një “mal” me ilaçe për temperaturë 38

Eksperti i njohur publikon skandalin: U japin njerëzve një “mal” me ilaçe për temperaturë 38

Një denoncim i rëndë ka ardhur ditën e sotme nga eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho.

Përmes rrjetit social, mjeku Dasho shkruan se një sasi e madhe me ilaçe për një të infektuar me Covid-19 që simptomën e vetme ka temperaturën 38 gradë.

Sipas mjekut, kjo masakër me shëndetin e shqiptarëve duhet të marrë fund, ndërsa ngre edhe një pyetje: “Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!“

Erion Dasho: Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38?!!!

Kjo masakër me shëndetin e qytetarëve duhet të marrë fund!!!

Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!

Pse ky i ri po mjekohet me këtë farmaci për një temperaturë 38??!“