HomeDiaspora

Emocionuese! Shikoni çfarë po ndodh në aeroport: Emigrantët priten në një mënyrë të pazakontë (Video)

Emocionuese! Shikoni çfarë po ndodh në aeroport: Emigrantët priten në një mënyrë të pazakontë (Video)

Për tre ditë, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 16,379 udhëtarëve nga e mbarë Diaspora shqiptare.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se nga e shtuna e kaluar, e deri të hënën, kanë ardhur 16,379 udhëtar në Aeroportin e Prishtinës.

Nga e shtuna që lamë pas e deri me 27 dhjetor, priten të realizohen 480 fluturime.

“Nga e shtuna a javës që lamë pas (19.12.2020), deri të dielën më 27.12.2020, priten të realizohen 480 fluturime, (vajtje-ardhje),” shprehet Gashi.

Nga ana tjetër, vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje

Së fundmi, në një video e siguruar nga KosovaPress, shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana.