HomeAktualitetDebat

EMRAT/ Kush janë kandidatët e PD-së dhe Vetvendosjes që u skualifikuan nga KQZ

EMRAT/ Kush janë kandidatët e PD-së dhe Vetvendosjes që u skualifikuan nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuat listat e kandidatëve për deputet për subjektet garuese për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga 13 subjekte të regjistruara, fillimisht dy u skualifikuan, pasi nuk kishin firmat mbështetëse për depozitimin e listave. Të skualifikuar janë koalicioni Aleanca dhe Partia Aleanca Kombëtare.

Pas skualifikimit, në garë për zgjedhjet parlamentare janë 11 subjekte zgjedhore dhe 5 kandidatë të pavarur.

Tre kandidatë janë të Lëvizjes Vetëvendosje Shqipëri, ku Kreshnik Merxhani kandidon në Qarkun Gjirokastër, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Boiken Abazi në Tiranë.

KQZ konfirmoi kandidatin e pavarur në Shkodër, Pal Shkambi, ish-anëtar zëvendësues i KPK-së dhe Elton Debreshin si kandidat të pavarur në Qarkun Dibër.

Ndërsa janë 69 kandidatë të listës së koalicionit opozitar u skualifikuan pa hyrë ende në garë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi opozita i kishte propozuar në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Spastrimin më të madh lista e opozitës e pësoi në 3 qarqe të mëdha Tiranë, Korçë dhe Shkodër.

Në kryeqytet skualifikohen 9 kandidatë duke nisur me:

Mimoza Hajdarmataj

Rivelino Çuno

Bashkim Murati

Juela Hamati

Dhimitër Muslia

Havzi Ahmati

Irisa Çupa

Oneido Bushi

Vjola Hydi

Të njëjtin fat kane edhe 9 kandidatët e qarkut Shkodër, të cilët nuk do të jenë më në listë:

Arben Lushaj

Ermira Kuluri

Zyhdi Reshketa

Astrit Kuçi

Lindita Hyseni

Ditmir Harusha

Liljan Idrizaj

Imeldi Sokoli

Denisa Meçi

Edhe qarku Korçë nuk bën përjashtim, ku u skualifikuan:

Arben Kambo

Magdalena Hoxha

Kiço Tane

Landing Gushi

Diana Sino

Nikollaq Doku

Ylli Taho

Ilia Kadhena

Kristina Kaso

Panoramë e njëjtë me kandidatë më shumë se ç’kërkon ligji zgjedhor paraqitet edhe në Kukës, ku opozitës i ikin 6 kandidatët:

Admir Elmija

Demush Kastrati

Vjollca Omuri

Festim Mazrreku

Merita Brati

Sokol Dida

Edhe në listën e Vlorës, opozita nuk e ka kursyer dorën, por 6 emra i zhduken nga lista, duke nisur me:

Lasko Nasti

Edmond Fetahu

Manjola Nikollo

Hysni Sharra

Afrovita Dhimojani

Eda Begaj

Edhe në Durrës opozita humb 6 kandidatë për shkak të leximit të gabuar të Kodit.

Aulon Kalaja

Armand Brahimaj

Arjeta Keçi

Artion Barjamaj

Ivo Jorgoni

Edlira Devolli

Në qarkun Elbasan skualifikohen 6 emra;

Erlind Gurra

Leonard Karaj

Sonila Daiu

Skënder Hasa

Megi Balliu

Ibrahim Sako

As qarku Fier nuk mbetet pas, ku rrëzohen 6 kandidatë:

Ndriçim Bali

Aurora Gjeka

Roel Zoga

Bashkim Xhymertaj

Edmond Nushi

Aida Sema

Në Dibër, opozitës i zhduken nga lista 3 kandidatë:

Shaban Izvira

Denisa Vata

Jeton Kaloshi

Kanditatët e Beratit të cilët kanë të njëjtin fat janë:

Muharrem Hoxha

Dhurata Gojka

Oltion Këri

Në qarkun Gjirokastër ikin kandidatët:

Bajram Hysa

Ditar Hodaj

Engjelina Artemisi

Edhe në qarkun Lezhë skualifikohen kandidatët:

Maksim Kola

Albert Mëlyshi

Leonora Ndreu