HomeAktualitetKronike

Ende asnjë gjurmë nga minatori që mbeti i bllokuar në minierën në Bulqizë

Ende asnjë gjurmë nga minatori që mbeti i bllokuar në minierën në Bulqizë

Edhe pse kanë kaluar rreth 24 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.

Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur qparaditen e djeshme. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.