HomeAktualitetKronike

Ende nuk kanë gjetur trupin e 22-vjeçarit, policia kryen shpërthim për të devijuar shtratin e lumit

Ende nuk kanë gjetur trupin e 22-vjeçarit, policia kryen shpërthim për të devijuar shtratin e lumit

Kanë rinisur sërish kërkimet për gjetjen e Xhorxho Seferit, një prej djemve të cilët ranë në “Shpellën e Pëllumbasit” në Tiranë.

Prej disa ditësh, Seferi rezulton i zhdukur dhe policia e Tiranës ka marrë një plan masash deri në gjetjen e trupit.

Në terren ndodhet dhe polumbarët e forcat e ushtrisë. Trupi dyshohet se është ende në guvën e shpellës. Forcat e ushtrisë kanë kryer shpërthime për të devijuar lumin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 te se shtunes, ndërsa në orën 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre.

Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 22-vjecarit në grykën e lumit Erzen.