HomeAktualitetDebat

Endri Fuga i përgjigjet Bashës: Fli Lulzim, mos bëj politikë. MV, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!

Endri Fuga i përgjigjet Bashës: Fli Lulzim, mos bëj politikë. MV, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!

Endri Fuga, drejtori i komunikimit i kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Bashës.

Përmes një statusi në “Twitter”, Fuga përgënjeshtron Bashën i cili u shpreh se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin.

“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle!

Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!

Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Fuga.