HomeDiaspora

“Erdhën në Himarën tonë dhe bënë fushatë”, Erion Braçe ironizon kandidatët humbës të Athinës dhe Selanikut: Suksese në jetë, vijoni presionin për lirimin e Belerit

“Erdhën në Himarën tonë dhe bënë fushatë”, Erion Braçe ironizon kandidatët humbës të Athinës dhe Selanikut: Suksese në jetë, vijoni presionin për lirimin e Belerit

Athina dhe Selaniku kanë dhënë surpriza në zgjedhjet lokale në Greqi. Grekët votuan për ndryshimin e kryebashkiakëve në balotazhin e qeverisë lokale të së dielës në Greqi, me kandidatët e mbështetur nga konservatorët në pushtet që humbën ndaj të pavarurve ose kandidatët e mbështetur nga partitë opozitare.

Kur u numëruan më shumë se 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues u shpall Haris Doukas, i mbështetur nga PASOK. Ai mori rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryetarit aktual, Kostas Bakoyanis të “Demokracisë së Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Në Selanik kryeson opozita Stelios Angeloudis me 67,34% të votave ndaj kryebashkiakut në detyrë Konstantinos Zervas (32,96%), ndërsa janë numëruar 98%.

Nipi i kryeministrit Mitsotakis, Kostandin Bakoyanis, kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut, Zervas, ndodheshin në Himarë ku zhvilluan një tubim për lirimin e Fred Belerit.

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar dy kryebashkiakët, Kostas dhe Zervas, të cilët kanë humbur në zgjedhjet e fundit, duke i uruar “suksese në jetë”.

“Çmenduri elektorale”, e ka cilësuar socialisti ardhjen e tyre në Himarë për të bërë fushatë.

Sakaq, Braçe ka dhe një sugjerim’ për ta, të vijojnë fushatën e presionit mbi drejtësinë shqiptare për lirimin e Fredi Belerit.

“SUKSESE NË JETË PËR MË TEJ, qirje KOSTAS!

SUKSESE NË JETË PËR MË TEJ, qirje ZERVAS!

#ATHINA dhe #SELANIKU PËRMBYSIN, FITOJNË TË MAJTËT!

As do ishte lajm-zgjedhje vendore ishin këto në #GREQI; për ne shqiptarët them; Por të dy ngatërruan fushatën;

Në mes të PUSHIMEVE TË VERËS dhe NË KULM TË SEZONIT TURISTIK, erdhën ne Himarën tonë dhe bënë fushatë për te fituar zgjedhjet në bashkitë Athinë e Selanik; ÇMENDURI ELEKTORALE E POLITIKE!

Sot humben thelle qe te dy! Si ishte ajo shprehja; EDI RAMA NUK E DI SE ME KË ËSHTË NGATËRRUAR?!

Keshtu? Qarte, qarte! Nga sot, kam dy lutje per te dy:

E para, te vijoni fushaten e presionit mbi DREJTËSINË SHQIPTARE për të liruar ALfred BELERIN; nuk bën ta lini;

E dyta, ejani përsëri gushtin tjeter, për plazh-natyrisht, tani keni kohë boll”, shkruan Braçe.