HomeAktualitet

Erdhi qershori dhe Rama nuk lëviz nga istikami, Basha mashtron militantët: Të dielën do ta rrëzojmë me patjetër

Erdhi qershori dhe Rama nuk lëviz nga istikami, Basha mashtron militantët: Të dielën do ta rrëzojmë me patjetër

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me mbështetësit e tij në Kinostudio, tha se protesta e radhës e opozitës së bashkuar, do të rrëzojë kreun e qeverisë, Edi Rama.

“Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku s’mban më.

Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim Bashës, as edhe vetëm opozitës.

Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë:

Ejani të dielën në orën 19:00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh.

Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet, tha Basha nga një lokal në Kinostudio, ku kishte mbledhur disa simpatizantë të PD.