HomeDebat

Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj pozojnë me dy gishtat lartë para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj pozojnë me dy gishtat lartë para posterit elektoral të Jorida Tabakut

E kujt do t’ia merrte mendja se do të shikonte një ditë deputetin socialist Erion Braçe dhe ministren Delina Ibrahimaj duke pozuar me dy gishta lart, simbolin e demokratëve.

Braçe bashkë me ministren Ibrahimaj, kanë pozuar në një rrugë të Tiranës, ku është vendosur një poster elektoral i kandidates demokrate Jorida Tabaku. Dhe kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetin.

Duket se dy kolegët socialistë e kanë postuar foton në kuadër edhe të humorit elektoral dhe për t’i dhënë ngjyra më të buta fushatës.

Në fakt ka një të përbashkët mes Braçes dhe Tabakut. Partia Socialiste e vendosi Braçen në listën e hapur të Tiranës. Po të njëjtën gjë bëri edhe PD e Berishës me Jorida Tabakun megjithëse ishte ndër më të votuarat nga gratë në primaret e qarkut të Tiranës.