Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar ndaj ndërtimeve të pakontrolluara në zonën e Farkës, duke i cilësuar ato si “dallgë betoni” që po shkatërrojnë ekuilibrin natyror. Kullat po ndërtohen nga Fatmir Bektashi, pas të cilit qëndron dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është ortak i Bektashit. Në një postim publik, Braçe u bëri thirrje qytetarëve të mos blejnë më “apartamente konvikte” siç i quan ai.
Braçe thekson se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri mes natyrës dhe ndërtimit, dhe se prioriteti duhet të jetë bujqësia që gjeneron të ardhura, jo ndërtimet që pushtojnë hapësirat rurale. Lejet betonizimin e Fatkës nga Familja Berisha i ka dhënë qeveria e Edi Ramës, përmes AZHT-së.
Postimi i Braçes
TIRANA??
DALLGE BETONI NE KODRAT E FARKES;
BOOOOLL ME KETE DALLGE HALUCINANTE QE KETU QUHET BALLADE E ATJE QUHET MANGALEM!
Tani edhe ju qe blini;
Boll blete thjeshtë fjetinë në konvikt, boll!
Duhet nje ekuiliber i ri mes natyres dhe ndertimit;
Duhet tani!
Dhe nis tek Bujqesia, jo tek ndertimi;
Duhet bere BUJQESIA te prodhoje para me shume se sa parate e tokes bujqesore qe shitet per tu bere DALLGE BETONI!!

