HomeAktualitetDebat

Erion Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat

Erion Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për situatën alarmante të ndotjes në zonën e Selitës, në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, Braçe denoncon ndotjen me plehra apo hedhjen e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.

“Në këtë qytet po s’u çmende është fat!

Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.

Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!

Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”, shkruan Braçe krahas videos.