HomeAktualitetDebat

Erion Braçe publikon pamjet brenda zyrës së tij dhe sfidon publikisht Lulzim Bashën

Erion Braçe publikon pamjet brenda zyrës së tij dhe sfidon publikisht Lulzim Bashën

Kreu demokrat, Lulzim Basha, pretendon se zyra e zv/kryeministrit Erion Braçe kushton 1.6 milionë euro.

Braçe ka postuar një foto të zyrës së tij e cila shfaqet e prishur dhe me dëme që nga tërmeti. Ai sfidon Bashën të publikojë pamje nga zyra e tij.

“Nga zyra ime 1.6 milion euro sipas Lylit! Kështu prej 11 muajsh. E ftoj Lylin t’u tregojë zyrën e tij, pastaj po mundi edhe dupleksin e shkatërruar pas stadiumit”, shkruan Braçe.