HomeAktualitet

Erjon Braçe replikon me Top Channel: Pse nuk e përmendni Berishën dhe Bashën?

Erjon Braçe replikon me Top Channel: Pse nuk e përmendni Berishën dhe Bashën?

Top Channel kishte përgatitur një kronikë këtë të hënë, për koston e “Rrugës së Kombit”.

Por, Top Channel nuk kishte përmendur asnjë përgjegjës për koston stratosferike për ndërtimin e kësaj rruge, me përjashtim të taksës “Majko”.

Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Erjon Braçe, që thotë se Top Channel duhej të përmendte edhe Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, si përgjegjësit kryesorë për koston e lartë të kësaj rruge, për shkak të korrupsionit të tyre.

Asnje prej qeverive te Partise Socialiste, nuk ka pergjegjesi per faturen maramendese ne rrugen Rreshen- Morine!

Taksa “Majko” qe, sot, u cmua ne Top Channel ne 200 milion euro-pagese e drejteperdrejte per qytetaret, nuk arriti te mbledhe me shume se 4.75 miliarde leke, ose diku tek 35 milion euro.

Nga 35-sa tek 200-ta, ndryshimi arrin deri aty afer 6 here!

Fatura e tmerrshme e kesaj rruge, ka ne menyre te qarte dy pergjegjes, Sali Berishen dhe Lulzim Bashen.

Madje per kete te dytin, pergjegjesine e ka hetuar dhe faktuar Prokuroria, por gjykimi per te eshte ndaluar te zhvillohet.

Partia Socialiste vec ka paguar per kete rruge, si qytetare por edhe si qeveri!

Kjo eshte e verteta”, shkruan deputeti socialist.(TemA)