HomeLifestyle

Ermal Meta i tronditur nga jeta personale para Eurovisionit: “Për momentin nuk kam…”

Ermal Meta i tronditur nga jeta personale para Eurovisionit: “Për momentin nuk kam…”

Mori fund dhe dashuria mes Ermal Metës, fituesit të fundit të Festivalit të Sanremo-s me këngën “Non mi avete fatto niente”, dhe Silvia Notargiacomo-s, spikeres radiofonike me të cilën ishin të lidhur për më shumë se nëntë vite e gjysmë.

Lajmi për ndarjen e kantautorit shqiptar, u bë i ditur nga vetë ai gjatë një interviste me “Vanity Fair”.

Ermali pohoi se me Silvia-n nuk janë më bashkë, por nuk specifikoi më tej shkaqet e ndarjes. Për momentin, në zemrën e tij ka vend vetëm muzika, e cila po i jep shumë kënaqësi me albumin e ri “Non abbiamo armi”.

“Për momentin nuk kam dëshirë të bëj apo të merrem me asgjë tjetër”shpjegoi ai. Megjithatë pyetjes se si dëshironte të ishte gruaja ideale, ai konfirmoi se i pëlqenin vajzat argëtuese të cilat e stimulojnë nga pikëpamja intelektuale dhe emocionale.