HomeLifestyle

Ermonela na bën sërish krenar! Sopranoja shqiptare nominohet për dy çmime më të lartë në Gjermani

Ermonela na bën sërish krenar! Sopranoja shqiptare nominohet për dy çmime më të lartë në Gjermani

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho është nominuar si këngëtarja e vitit nga OPUS CLASSIC 2021 në Gjermani. Në një postim në Facebook, Jaho shkruan se ka marrë nominime, si këngëtarja e vitit dhe për albumin ‘Anima Rara’.

“Faleminderit OPUS CLASSIC për përzgjedhjen e CD-së Anima Rara me dy nominime:

1) Këngëtarja e vitit

2) Album vokal solo. Anima Rara.” shkruan Jaho.