HomeAktualitet

Errësohet gjithë qielli! Shpërthen në flakë fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë, policia bllokon autostradën

Errësohet gjithë qielli! Shpërthen në flakë fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë, policia bllokon autostradën

Përfshihet nga flakët një fabrikë e përpunimit të peshkut në Lezhë. ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Mësohet se në fabrikë punonin 200 punonjës, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen aktualisht ne vendngjarje. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Nga frika e përhapjes së flakëve bllokohet rruga Lezhë-Tiranë duke u devijuar nga aksi i vjetër.