HomeHumor

Ervis Kokpalari bisedon me njeriun që do merrte zyrat në dorëzim

Ervis Kokpalari bisedon me njeriun që do merrte zyrat në dorëzim

Një ngarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë pushtimit të selisë.

Kryetari i Forumit Rinor të Kuçovës, mori zemër nga Doktori dhe filloi të ngjitej nëpër katet e selisë, derisa mbërriti në kat të tretë.

Aty pa një anëtare të Forumit Rinor, që është me Bashën.

-Çfarë bëni këtu akoma, i tha?

E dini që ka ardh Doktori poshtë?

-E di, i tha ajo, po ti çfarë do këtu lartë?

-Të marr zyrat, tha, se nuk mund të rrijë Doktori poshtë, e ju lartë.

-Ok, eja merre, i tha.

Sapo ai u afrua, ajo e shtyu fort dhe ai u rrokullis nëpër shkallë.

Qëndroi për fat tek sheshpushimi i parë, u ngrit dhe zbriti me vrap poshtë.

Përpara i doli Ervis Kokpalari.

-Ai i more çelësat?

-Jo, tha. Na kanë sabotuar. Mos u ngjisni.

Kanë lyer shkallët me sapun dhe sa prek, rrëshqet.

Ja rrëshqita unë, shiko si jam bërë.

-Po tek zyra e Belos shkove?

-Shkova, i kanë vjedh të gjitha.

I thashë kësaj vajzës, ku i kini çuar gjërat?

-Ja këtu i ke, më tha, dhe më zgjati një kuti me çimçakiza. Këto gjetëm.

-Po tek zyra e Palokës shkove?

-Shkova. Më thanë nuk gjetëm gjë.

Më thanë një palë letra dhe një tavëll.

-Po tek zyra e Albanës shkove?

-Shkova dhe atje. U thashë ku i keni çuar gjërat personale të Albanës?

-Doli prapë kjo vajza dhe më dha një kuti prezervativi bosh.

Këtë gjetëm, s’kishte gjë brenda.

Janë shumë të poshtër. I kanë vjedhur.

-Kjo qenka e tmershme. Ne jemi konservatorë, nuk aplikojmë masa mbrojtëse, jemi kundër abortit, kundër vaksinës.

E kanë bërë për të na diskretituar. Është teori e Sorosit./TemA