HomeAktualitetDebat

“Është bërë si gjenerali i ushtrisë së vdekur”! Vjen reagimi i fortë i Ilir Metës së dehur në emision edhe për Spiropalin

“Është bërë si gjenerali i ushtrisë së vdekur”! Vjen reagimi i fortë i Ilir Metës së dehur në emision edhe për Spiropalin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali hodhi dyshime se kreu i shtetit Ilir Meta është shfaqur në një gjendje tejet të rënduar për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit sonte në studion e Opinion.

Spiropali ka komentuar edhe dekoratat e fundit që ka dhënë presidenti. “Është bërë si gjenerali i ushtrisë së v.dekur, që po dekoron ata që kanë v.dekur prej 100 vjetësh”, e shpreh Spiropali për dekorimet që Meta i ka dhënë në nderim të Vojo Kushit dhe Vasil Laçit.

Postimi i Ilir Metës

Zotërinj dhe Zonja palaço!

Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!