HomeAktualitet

Është koha ta braktisni! Avazi i njohur: Mijëra abonentë të “ONE” pa shërbim ditën e sotme në telefonat e tyre

Është koha ta braktisni! Avazi i njohur: Mijëra abonentë të “ONE” pa shërbim ditën e sotme në telefonat e tyre

Mijëra abonentë të kompanisë telefonike “ONE” kanë qenë pa shërbim ditën e sotme në telefonat e tyre.

Asnjë prej shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, thirrjet telefonike, mesazhet apo edhe shërbimi i internetit nuk kanë qenë të disponueshëm për qytetarët.

Qindra prej tyre kanë tentuar të lidhen me kompaninë përmes telefonit apo duke shkuar në pikat e tyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Në rrjetet sociale, përfshi edhe faqen e kompanisë në Facebook ata shprehen të indinjuar nga mungesa e përgjegjësisë nga ana e “One”.