HomeAktualitetDebat

“Është protestë paqësore”! Berisha-ndërkombëtarëve: Donim vetëm të nxirrnim banditët nga shtëpia jonë, kush nuk do e bënte?

“Është protestë paqësore”! Berisha-ndërkombëtarëve: Donim vetëm të nxirrnim banditët nga shtëpia jonë, kush nuk do e bënte?

Berisha duke ju drejtuar ndërkombëtarëve tha se kjo është një protestë paqësore, por do të jetë e pandalshme.

Duke folur për sulmin e 8 janarit, Berisha tha se demokratët berishianë donin vetëm të nxirrnin banditët siç i quajti nga shtëpia e tyre.

“Thirrja për partnerët ndërkombëtar, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar nuk kërkonin gjë tjetër, por atë që do të bënte një polici e çdo shteti të lirë, të nxirrnin banditët nga shtëpia e tij .

Kush është ai që e sheh shtëpinë e tij plot me bandit dhe nuk “lufton” t’i nxjerri? 8 janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën. Ata që mbështesin Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë”, tha ai.