HomeAktualitet

Eurobarometri, ekonomia dhe punësimi në Shqipëri me trend rritës

Eurobarometri, ekonomia dhe punësimi në Shqipëri me trend rritës

Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin rritës edhe në periudhën n vazhdim ndërsa me rritje parashikohet edhe punësimi.

Vlerësimi vjen nga Eurobarometri i pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, që bazohet te një pyetësor i realizuar ballë për ballë me shtetas të secilit prej vendeve.

Lidhur me pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm për punësimin dhe ekonominë, 50% e shqiptarëve mendojnë se punësimi do të vijojë të rritet në vend, 29% mendojnë se situata do të vijojë të jetë e njëjtë dhe vetëm 20% shprehen pesimist./ATSH