HomeKronike

Eurot në “Toyota Yaris”: Klevi Lika: Më lini të lirë, do vazhdojë shkollën!

Eurot në “Toyota Yaris”: Klevi Lika: Më lini të lirë, do vazhdojë shkollën!

Klevi Lika, një nga të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit ka kërkuar lirinë.

Mësohet se Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit.

Ka qenë avokati i tij, Saimir Visha ai që ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës ndaj Klevi Likës.

21-vjeçari shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Kujtojmë këtu se në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika Cani, 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.