HomeBota

Evakuohet stacioni hekurudhor pas alarmit për bombë në Paris

Evakuohet stacioni hekurudhor pas alarmit për bombë në Paris

Me qindra persona janë evakuuar nga stacioni hekurudhor Gare du Nord, si dhe nga një pjesë e metrosë, në Paris pas një alarmi për bombë rreth orës 15:45 të së mërkurës.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga stacioni hekurudhor pothuajse i boshatisur, ndërsa jashtë tij ishin me qindra persona të evakuuar. Policia gjeti një valixhe të braktisur dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat e sigurisë.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se stacioni i trenit do të kthehet në normalitet pas orës 17:00.