HomeBota

“Evropianë zgjohuni, rusët po qëllojnë”! Shpërthimi i zjarrit në centralin bërthamor: Zelensky ngre alarmin që në mëngjes dhe del me thirrjen shqetësuese

“Evropianë zgjohuni, rusët po qëllojnë”! Shpërthimi i zjarrit në centralin bërthamor: Zelensky ngre alarmin që në mëngjes dhe del me thirrjen shqetësuese

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar i alarmuar mëngjesin e sotëm, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropianë, zgjohuni ju lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.

Autoritetet ukrainase raportuan në orët e para të mëngjesit të së premtes për një sulm të forcave ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi kanë biseduar që të dy me ekipin drejtues të Zelenskyt.

IAEA po bën apel për ndalimin e përdorimit të forcës pranë termocentralit, duke paralajmëruar se do të ketë rreziqe të rënda nëse reaktorët goditen.

Rregullatori bërthamor i Ukrainës ka njoftuar se “nuk ka asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia”, shkroi IAEA në Twitter në orët e hershme të mëngjesit të 4 marsit.