HomeAktualitetDebat

Fajtor në degradimin e Parlamentit me deputet sharlatanë e anonim, Meta: Hapini listat 100%

Fajtor në degradimin e Parlamentit me deputet sharlatanë e anonim, Meta: Hapini listat 100%

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje partive politike që të hapen listat plotësisht në mënyrë që qytetarët të zgjedhin pas 12 vjetësh deputetët e tyre.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit“- shkruan Meta.