HomeKuriozitet

Fakti/ Emri “Lulëzim, ”96% në fshatra, 100% e tyre përkëdhelen “Luli”: Ja përqindja qytet-fshat në 12 qarqe

Fakti/ Emri “Lulëzim, ”96% në fshatra, 100% e tyre përkëdhelen “Luli”: Ja përqindja qytet-fshat në 12 qarqe

Personfikoheshin me çeljen e luleve në oborre, pemë e lëndina

Një grup hulumtuesish holandezë, kanë bërë krahasimin për llojet e emrave në Shqipëri, që u vendoseshin fëmijëve shqiptarë në qytet e në fshat, për të zbuluar se rinovimin e emrave vit pas viti, në raport me emrat e trashëguar brez pas brezi nga paraadhërsit, tek pasardhësit.

Studimi, ka pasur si synim krahasimin e numrit të emrave, që vendoseshin më tepër në fshat e në qytet në Shqipëri, pas vitit 1967 kur nisi lufta kundër besimeve fetare dhe zëvendësimi i emrave myslimanë e turq, me emra të rinj obhetesh e fenomenesh natyre, emra popujsh, veprash industriale e veprimtarie shtetërore, poltike e sociale në Shqipërinë e viteve të diktaturës.

Psh., në Shqipëri ka emra të tillë si: Partizan, Flamur, Luftëtar, Debatik, Stalin, Komuniste, Ylli, Dëshmor, Fatos, Pranvera, Lule, Lulzim, Mimoza, Begator, Lavdi, Vullnet, Dëshira, Qëndrim, Aleanca, Republika, Komunist, Trim, Hidrocentrale, Vullnetar, Detar, Heroina, Tërmet, Revolucion, Sovjetik, Federova, Sigurim, Mareglen (shkurtim i emrave: Maks-Engels-Lenin) dhe shumë emra të tjerë.

Sipas këtij studimi, rezulton se krahas emrave të huaj, një nga emrat e rinovuar që është vendosur në Shqipëri, është edhe emri “Lulëzim”, kuptimi i të cilit lidhet me dukurinë natyrore stinore, të çeljes së luleve!

Midis emrave të rinj, që u janë vendosur fëmijëve nga viti 1967 deri në vitin 1990 në Shqipëri është evidentuar edhe emri “Lulzim”, i cili është përfshirë në krahasimin, për të zbuluar se ku dhe përse, vendosej më tepër ky emër!

Sipas numrit total 37 mijë e 468 emra “Lulëzim” që janë në Registrin e Gjendjes Cicile të Shqipërisë, të vendosur në deri në 31 dhjetor 1990, rezulton se 97% e këtij emri është vendosur në fshatra dhe vetëm 3% në qytete!

Fakti që emri “Lulëzim” është vendosur masivisht në zonat fshatare, ku stina e pranverës mbushej me çeljen e luleve në oborret e shtëpive, në lëndina, faqe mali, shkurre e pemë dhe prindërit e përcillnin këtë kënaqësi duke I quajtur fëmijët “Lulëzim”, me qëllim që jeta e tyre të lulëzonte…/Pamfleti

 

Ja evidenca e emrit “Lulzim” në fshat dhe në qytet

  1. Qarku Tiranë: 94% në fshat, 6% në qytet
  2. Qarku Fier: 97% në fshat, 3% në qytet
  3. Qarku Lezhë: 95% në fshat, 5% në qytet
  4. Qarku Dibrër: 93% në fshat, 7% në qytet
  5. Qarku Vlorë: 95% në fshat, 5% në qytet
  6. Qarku Berat: 98% në fshat, 2% në qytet
  7. Qarku Korçë: 93% në fshat, 7% në qytet
  8. Qarku Kukës: 94% në fshat, 6% në qytet
  9. Qarku Durrës: 98% në fshat, 2% në qytet
  10. Qarku Shkodër : 96% në fshat, 4% në qytet
  11. Qarku Elbasan: 96% në fshat, 4% në qytet                                                                                                                                                                                                                                                                                        12. Qarku Gjirokastër: 97% në fshat, 3% në qytet