HomeAktualitetKryesore

“Faleminderit për këtë gosti të mrekullueshme”! Ambasadorja e SHBA nis turizmin: Zgjedh të konsumojë gatimet tradicionale shqiptare

“Faleminderit për këtë gosti të mrekullueshme”! Ambasadorja e SHBA nis turizmin: Zgjedh të konsumojë gatimet tradicionale shqiptare

Pas tensioneve për Reformën Zgjedhore dhe takimve intensive me krerët e politikës, ambasadorja Yuri Kim duket e ka lënë pasdore ditën e djeshme politikën.

Ambasadorja Kim tregoi ka drekuar dje në një restorant me gatime tradicionale shqiptare, tek Mrizi i Zanave.

Teksa shohim që ambasadorja amerikane ka zgjedhur të konsumojë gatime shqiptare, kujtojmë se në një intervistë të fundit ajo ka thënë se dëshiron të nxisë investimet në Shqipëri sa i përket turizimit,  pasi vendi jonë është goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia Covid-19.

Por pasi vizitoi Mrizin e Zanave, Kim publikoi disa foto në rrjetin social  Instagram ku krahas tyre shkruante:  “Faleminderit Altinit të Mrizit të Zanave për këtë gosti të mrekullueshme.”

Së bashku ambasadoren amerikane shihet që është edhe  ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad.