HomeMetro

“Faleminderit Zot”! Përfundon me sukses ndërhyrja në kokë pas tumorit të dytë për deputeten Matoshi

“Faleminderit Zot”! Përfundon me sukses ndërhyrja në kokë pas tumorit të dytë për deputeten Matoshi

Aktorja dhe deputetja e njohur kosovare, Adriana Matoshi ia ka dalë me sukses ndërhyrjes së tumorit në tru.

Lajmin e mirë e kanë konfirmuar vetë kolegët e aktores së njohur.

“Qe gjysmë ore e ka përfunduar me sukses operimin”, kanë deklaruar kolegët e saj, për mediat kosovare.

Kujtojmë se deputetja të hënën ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.

“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi.