HomeKronike

Falsifikonte veshje të markave të njohura, në pranga Luan Haka, ish-kandidat për deputet i PD! Në kërkim i biri

Falsifikonte veshje të markave të njohura, në pranga Luan Haka, ish-kandidat për deputet i PD! Në kërkim i biri

Zbardhen detaje të reja nga operacioni që zbuloi dy fabrika të mëdha me veshje kontrabandë të cilat më pas falsifikoheshin me marka luksi fake.

Një prej personave i përfshirë në këtë grup është edhe Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në vitin 2021. Po ashtu, Haka ka kandiduar si kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.

Haka është arrestuar, si një prej administratorëve të fabrikave, ndërsa djali i tij Lindion është shpallur në kërkim.