HomeAktualitetDebat

“Familja Berisha është në luftë”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e papritura nga selia blu: Këto janë arsyet e shpërthimit në PD!

“Familja Berisha është në luftë”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e papritura nga selia blu: Këto janë arsyet e shpërthimit në PD!

Gazetari Frrok Çupi ka bërë një analizë të hollë për përplësjet që po ndodhin brenda PD-së mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komenti i plotë:

Dyshja e Kuvendeve të PD është ‘ide homoseksuale’, thotë Frojdi

Nga Frrok Çupi

Sa shumë pyetje po hallakaten fushave për dy Kuvendet e PD, njëri i Berishës e tjetri i Bashës! Sa shumë ‘shkencë’ derdhet për të gjetur ‘pse-në’. Askush nuk kënaqet me atë që gjen, të gjithë ngatërrohen e bëhen bashkë në ‘rastin’ psikologjik se të dy ishin Një: Si Berisha me Bashën.

…Po ça ndodhi? Frojdi thotë se çdo individ vihet përposhtë nga një dashuri e parezistueshme. Shkruan Sigmund Frojd:

“Den wo die Lieb’ erwachet, stirbt/

Das Ich, der finstere Despot”-

(Aty ku zgjohet dashuria/, vdes Uni, Despoti i errët).