HomeKronike

Familjarët e shoferit: Shkëlzeni s’kishte konflikte, s’e kuptojmë çfarë ndodhi!

Familjarët e shoferit: Shkëlzeni s’kishte konflikte, s’e kuptojmë çfarë ndodhi!

Pas daljes së ekspertizës ligjore ku konstatohet se Shkëlzen Qordja ëshë vetvrarë, hetimet vazhdojnë.

Për vdekjen e familjes së shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Policia ka marrë në pyetje familjarë dhe miq të 31-vjeçarit.

Ata kanë thënë se Shkëlzeni nuk ka pasur konflikte dhe as nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij.

Ditët e fundit nuk e kemi parë të shqetësuar. Nuk kishte konflikte me njeri. Ishte pak tip i mbyllur, por nuk dimë që të kishte shqetësime. Ende nuk e kuptojmë çfarë ka ndodhur.

Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u vetëvra mëngjesin e së shtunës brenda garazhit të Garda e Republikës. Ai u vetëqëllua me një plumb në kokë, i cili doli nga një kallashnikov “MP5”, i cili përdorej nga Qordja për shkak të detyrës.