HomeAktualitet

Fatos Klosi paralajmëron protestuesit grekë: Lironi rrugën se do keni telashe! Provoni ta bëni këtë gjë në vendin tuaj dhe shikojeni!

Fatos Klosi paralajmëron protestuesit grekë: Lironi rrugën se do keni telashe! Provoni ta bëni këtë gjë në vendin tuaj dhe shikojeni!

Ish-Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka komentuar me tone të ashpra protestën e grekëve, këtë pasdite, të cilët kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, pas varrimit të ekstremistit Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës.

Klosi ka paralajmëruar në studion e Report Tv se protestuesit grekë mund të përballen me telashe me forcat shqiptare të policisë, duke deklaruar se edhe policia e tyre do të vepronte, nëse do të bllokonin rrugët në vendin e tyre.

“Të shkojnë ta bllokojnë rrugën në Greqi dhe të shohin si do të reagojë policia e tyre. Pse vijnë këtu e provokojnë? Më duket se kanë dalë sa për muhabet, mbase më tutje mund të ketë telashe”, ka thënë Klosi.