HomeAktualitetKryesore

Fatos Lubonja rrëshket dhe vërbohet nga mllefi për Ramën: Luli, Monika, Ndoka e Paloka , Saliu dhe Mediu figura të reja : Azem Hajdari idealist?! Ishte kriminel dhe i “fortë”!

Fatos Lubonja rrëshket dhe vërbohet nga mllefi për Ramën: Luli, Monika, Ndoka  e Paloka , Saliu dhe  Mediu figura të reja : Azem Hajdari idealist?! Ishte kriminel dhe i “fortë”!

Fatos Lubonja shprehet se lëvizja e re opozitare, është në shërbim të qeverisë dhe jo një lëvizje e mirëfilltë politike.

Sipas Lubonjës, opozita e re nuk do të ketë sukses, pasi është zgjedhur momenti i gabuar.

“Lëvizja e re opozitare është një instrument i qeverisë, që i shërben vetëm Edi Ramës.

Ka patur lëvizje të re opozitare të suksesshme në Shqipëri, por forca aktuale tani që po krijohet, nuk ka asnjë rëndësi.

Dalja kundër në këtë moment i kësaj lëvizje, është i gabuar dhe nuk do të ketë sukses”, thotë Fatos Lubonja.

Sipas tij, duhet një projekt i ri e figura të reja që ngjallin shpresë dhe jo figura të vjetra që janë konsumuar tashmë.

“Duhet një projekt i ri që të ngjallë shpresë dhe figura të cilat mos të vijnë nga partitë aktuale.

Nuk mund të ngrihet një forcë e re politike, duke u mbështetur tek figura e Azem Hajdarit.

Figurat që po e krijojnë opozitën e re, janë të konsumuara.

Këto emra janë një pe i përdorur, që të qepin këtë fasadë të grisur, por nuk mund të krijojnë një opozitë të besueshme.

Nuk ka dyshim që Rama, nëse futet në zgjedhje me opozitën e re, do të fitojë të gjitha bashkitë.

Vendi po shkon gjithnjë e më shumë në humnerë, nga pikëpamje ekonomike, për demokracinë etj.

Zonjës Hajdari i thonë e zgjodhën se është e bija e Azem Hajdarit, por për mua problemet e PD fillojnë që me Azem Hajdarin.

Pse u vra Azem Hajdari? Për histori të fortësh. Ai u vra nga disa të fortë që ishin të lidhur me PS.

Ai u vra sepse ishte tek ata që quhen të fortët e PD. Kjo analizë fillon që me të fortët.

E kam dhe me oligarkinë por edhe me ata të fortët e zonave elektorale.

Të thuash që Azem Hajdari ishte një idealist dhe vajza erdhi si e tillë, është të mashtrosh, është një problem i madh”, thekson Fatos Lubonja.