HomeAktualitet

Fëmijë e gra shtatzëna: Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton nga mbytja 41 refugjatë në Egje

Fëmijë e gra shtatzëna: Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton nga mbytja 41 refugjatë në Egje

Anija shqiptare ‘Butrinti’ me mision në detin Egje ka shpëtuar një gomone me 41 refugjatë në detin Egje. Emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi.

Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex. Në gomone ndodheshin 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë. Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.