HomeAktualitet

Fenomen i çuditshëm në Orikum, deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm dhe përmbyt disa banesa

Fenomen i çuditshëm në Orikum, deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm dhe përmbyt disa banesa

Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen që ka çuditur dhe trembur banorët.

Burime për Report TV bëjnë me dije se objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji.

Për pasojë janë përmbytur biznese dhe disa banesa, ndërkohë nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore.

Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës, si dhe nga era e fortë që ka shkaktuar dallgë të mëdha në det.