HomeAktualitetKryesore

Festë me çifteli në shtëpinë e deputetit “tradhëtarë” të opozitës së re me politikanin dhe biznesmenin e majtë (Video)

Festë me çifteli në shtëpinë e deputetit “tradhëtarë” të opozitës së re me politikanin dhe biznesmenin e majtë (Video)

Deputeti i ri i dalë nga listat pasuese të LSI, Ylli Shehu ka organizuar mbrëmjen e djeshme një festë me miqtë e tij.

Në videon e publikuar nga vetë Shehu, nga shtëpia e tij shihet se është organizuar një mbrëmje festive me këngë e çifteli, instrumenti simbol i zonës së tij.

Mirëpo në sy bie edhe prania e Safet Gjicit, biznesmenit të njohur dhe kandidati i PS-së për Bashkinë e Kukësit. Me sa duket ata paskan marrëdhënie miqësie mes tyre, pavarësisht kaheve të ndryshme politike që përfaqësojnë.