HomeAktualitet

FIFA dhe UEFA me dorë të hekurt, pezullojnë Rusinë dhe klubet ruse nga të gjitha kompeticionet

FIFA dhe UEFA me dorë të hekurt, pezullojnë Rusinë dhe klubet ruse nga të gjitha kompeticionet

FIFA dhe UEFA kanë marrë një vendim zyrtar kundrejt Rusisë.

Kombëtarja e Rusisë dhe të gjithë ekipet rusë janë pezulluar nga të gjithë garat sportive ndërkombëtare.

Vendimet u miratuan sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverisë botërore dhe evropiane të futbollit.

Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.