HomeAktualitetDebat

“Filozofi” i pa punë Nard Ndoka në versionin “nekrolog politik”: Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!

“Filozofi” i pa punë Nard Ndoka në versionin “nekrolog politik”: Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!

Kreu PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me lajmin e bujshëm, ku Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA e ka shpallur “non-grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Nard Ndoka nuk ka zgjedhur të flasë gjatë, por është mjaftuar me një fjali të thjeshtë duke i dalë në mbrojtje Berishës.

“Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!”, shkruan ai në Facebook, duke u shprehur kete radhe ne versionin “nekrologu politik”.

Kujtojmë që Ndoka nuk do të jetë në shtator në parlament dhe më në fund nuk do dëgjohet zëri i “filozofit” që na turpëronte në atë sallë por ama edhe na argëtonte , pasi Basha e renditi në vendin e tetë në listën në qarkun e Shkodrës, dhe kështu nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit.